Si mund të ankohem në ILD?

Për të lehtësuar sa më shumë procesin e ankimimit, Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ka përgatitur një formular-tip ankese, i cili gjendet në faqen e internetit të ILD-së. Ai mund të plotësohet dhe dërgohet në tri mënyra: online, me postë ose personalisht. Në faqen tonë gjeni një model të plotësuar ankese, si dhe një udhëzues ndihmës.

Anketë mbi veprimtarinë e ILD-së

Që në fillim ILD ka patur në vëmendje të posaçme marrëdhënien me qytetarët, si një mënyrë për t’u përmirësuar dhe rritur besimin e publikut tek institucioni ynë. Për ta realizuar po vendosim një mënyrë të re komunikimi, përmes kësaj ankete. Çdo sugjerim, kritikë apo vlerësim do jetë shumë i cmuar për të orientuar punën tonë në vazhdim.

Lajmet e fundit

Ankesa të konfirmuara
0 +
Ankesa të trajtuara
0
Ankesa në proces trajtimi
0
Lexo më shumë
Ankesa në proces verifikimi pas shqyrtimit fillestar
0
Magjistratë të hetuar
0
Lexo më shumë
Kërkesa për procedim disiplinor
0

Ky informacion rifreskohet çdo të hënë Ky informacion rifreskohet çdo të hënë

Fuqizimi i kapaciteteve të inspektimit mbetet prioritet i qëndrueshëm i #ILD, me trajnime periodike me institucione homologe të vendeve të BE🇪🇺,nga institucione ndërkombëtare e tashmë si praktikë e qëndrueshme me memorandumin me Shkollën e Magjistraturës⚖️
https://ild.al/sq/2024/05/16/inspektori-i-larte-i-drejtesise-nenshkruan-marreveshje-bashkepunimi-me-shkollen-e-magjistratures/

📍Përpunimi javor i ankesave #ILD⚖️
✅6235 të konfirmuara
✅974 në proces trajtimi
➡️Më shumë 👉http://ild.al
❓Si mund të ankohem në #ILD?👇
https://ild.al/sq/pyetje-te-shpeshta/…
❓Keni pasur eksperiencë me ne? Na thoni✍️👇
https://ild.al/sq/ankete/

Really enjoyed communicating with 🇦🇱professionals in NY. Proud of 𝐄𝐝𝐢𝐭 𝐒𝐡𝐤𝐫𝐞𝐥𝐢 the first 🇦🇱&🇺🇸judge elected in New York. I wish it paves the way for other talented professionals. 🙏 @APEN_USA for organizing 🙏 Ambassador
@suelajanina
https://ild.al/en/2024/05/10/metani-justice-system-needs-encouragement-and-support/

Kënaqësi komunikimi me profesionistë🇦🇱 në NY. Krenari për 𝐄𝐝𝐢𝐭 𝐒𝐡𝐤𝐫𝐞𝐥𝐢 gjyqtarja e parë shqiptare e zgjedhur në Nju Jork. Uroj të hapë rrugën edhe për të tjerë profesionistë të talentuar. 🙏 @APEN_USA për organizimin 🙏Ambasadore @suelajanina
https://ild.al/sq/2024/05/10/metani-sistemi-i-drejtesise-ka-nevoje-per-inkurajim-e-mbeshtetje/

Load More

Si Pranohen Ankesat

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, pas marrjes së ankesës brenda 5 ditëve nga marrja konfirmon me shkresë marrjen e saj.  Pasi është konfirmuar marrja e ankesës, Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka afat 3 tre muaj nga marrja e saj t’a shqyrtojë duke filluar kontrollin.  Kontrolli siguron që ankesa plotëson kushtet që ka vendosur ligji për të qenë e pranueshme.  Kontrolli i pranueshmërisë,  ka të bëjë me:

  • Mënyrë e paraqitjes, pra nëse ankesa është e paraqitur me shkrim;
  • Të dhënat si emri, mbiemri dhe adresa juaj;
  • Përshkrimin e fakteve dhe rrethanave për të cilat ankoheni;
  • Emrin, mbiemrin e gjyqtarit apo prokurorit, bashkë me gjykatën apo prokurorinë ku ka ushtruar funksionin në kohën kur ka ndodhur rrethana apo fakti ndaj të cilit ankoheni;
  • faktet kanë ndodhur pas 5 viteve nga koha kur ka ndodhur fakti apo rrethana e pretenduar.
  • në përmbajtje nuk ka elemente abuzive, nuk është haptazi e pabazuar ose e përsëritur nga i njëjti ankues;
  • sjelljen e magjistratit, i cili ka qenë në detyrë në kohën kur ka ndodhur rrethana apo fakti për të cilën ankoheni;
  • sjelljen së magjistratit, të parashikuar si shkelje disiplinore nga ligji në fuqi në kohë kur shkelja e pretenduar ka ndodhur;
  • sjelljen e magjistratit që, nëse provohet se është kryer, përbën shkelje disiplinore të parashikuar nga ligji.

Vetëm pasi plotësohen të gjitha këto kushte, ankesa pranohet dhe vijohet me procedurat e verifikimit të pretendimeve të ngritura në ankesë.  Nëse njëri ose më shumë kritere nuk plotësohet, atëherë Inspektori i Lartë i Drejtësisë nxjerr vendimin për arkivimin e ankesës.  Ju do të njoftoheni për vendimin e arkivimit të ankesës dhe për të drejtën tuaj për t’u ankuar, ku mund të ankoheni  ndaj vendimit bashkë me afatin brenda të cilit mund të ankoheni.