Si mund të ankohem në ILD?

Për të lehtësuar sa më shumë procesin e ankimimit, Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ka përgatitur një formular-tip ankese, i cili gjendet në faqen e internetit të ILD-së. Ai mund të plotësohet dhe dërgohet në tri mënyra: online, me postë ose personalisht. Në faqen tonë gjeni një model të plotësuar ankese, si dhe një udhëzues ndihmës.

Anketë mbi veprimtarinë e ILD-së

Që në fillim ILD ka patur në vëmendje të posaçme marrëdhënien me qytetarët, si një mënyrë për t’u përmirësuar dhe rritur besimin e publikut tek institucioni ynë. Për ta realizuar po vendosim një mënyrë të re komunikimi, përmes kësaj ankete. Çdo sugjerim, kritikë apo vlerësim do jetë shumë i cmuar për të orientuar punën tonë në vazhdim.

Lajmet e fundit

Ankesa të konfirmuara
0 +
Ankesa të trajtuara
0
Ankesa në proces trajtimi
0
Lexo më shumë
Ankesa në proces verifikimi pas shqyrtimit fillestar
0
Magjistratë të hetuar
0
Lexo më shumë
Kërkesa për procedim disiplinor
0

Ky informacion rifreskohet çdo të hënë Ky informacion rifreskohet çdo të hënë

📍Përpunimi javor i ankesave në #ILD⚖️
✅6061 të konfirmuara
✅5113 të trajtuara
✅940 në proces trajtimi
✅228 në proces verifikimi pas shqyrtimit fillestar
Më shumë👉http://www.ild.al
❓Keni patur eksperiencë me ne? Na thoni✍️👇
https://ild.al/sq/ankete/

ILD⚖️ vlerësohet si institucion funksional në drejtim të hetimeve disiplinore ndaj magjistratëve në Progres Raportin e fundit të BE🇪🇺, me gjithë mungesën e stafit dhe ngarkesën e akumuluar nga institucionet paraardhëse👇

Pavarësia e magjistratëve mbetet baza ku mbështeten themelet e shtetit të së drejtës dhe element kyç për funksionimin e çdo demokracie. 🇦🇱🤝🇪🇸 @EmbEspAlbania #StateAttorneyGeneralofSpain

Kënaqësi të mikprisja prokurorin e përgjithshëm të Mbretërisë së Spanjës🇪🇸 z. Álvaro García Ortiz dhe të flisnim për bashkëpunimin me kolegët spanjollë në kuadër të EU4Justice 🇪🇺dhe RESIJ.🇪🇺

4

Load More

Si Pranohen Ankesat

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, pas marrjes së ankesës brenda 5 ditëve nga marrja konfirmon me shkresë marrjen e saj.  Pasi është konfirmuar marrja e ankesës, Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka afat 3 tre muaj nga marrja e saj t’a shqyrtojë duke filluar kontrollin.  Kontrolli siguron që ankesa plotëson kushtet që ka vendosur ligji për të qenë e pranueshme.  Kontrolli i pranueshmërisë,  ka të bëjë me:

  • Mënyrë e paraqitjes, pra nëse ankesa është e paraqitur me shkrim;
  • Të dhënat si emri, mbiemri dhe adresa juaj;
  • Përshkrimin e fakteve dhe rrethanave për të cilat ankoheni;
  • Emrin, mbiemrin e gjyqtarit apo prokurorit, bashkë me gjykatën apo prokurorinë ku ka ushtruar funksionin në kohën kur ka ndodhur rrethana apo fakti ndaj të cilit ankoheni;
  • faktet kanë ndodhur pas 5 viteve nga koha kur ka ndodhur fakti apo rrethana e pretenduar.
  • në përmbajtje nuk ka elemente abuzive, nuk është haptazi e pabazuar ose e përsëritur nga i njëjti ankues;
  • sjelljen e magjistratit, i cili ka qenë në detyrë në kohën kur ka ndodhur rrethana apo fakti për të cilën ankoheni;
  • sjelljen së magjistratit, të parashikuar si shkelje disiplinore nga ligji në fuqi në kohë kur shkelja e pretenduar ka ndodhur;
  • sjelljen e magjistratit që, nëse provohet se është kryer, përbën shkelje disiplinore të parashikuar nga ligji.

Vetëm pasi plotësohen të gjitha këto kushte, ankesa pranohet dhe vijohet me procedurat e verifikimit të pretendimeve të ngritura në ankesë.  Nëse njëri ose më shumë kritere nuk plotësohet, atëherë Inspektori i Lartë i Drejtësisë nxjerr vendimin për arkivimin e ankesës.  Ju do të njoftoheni për vendimin e arkivimit të ankesës dhe për të drejtën tuaj për t’u ankuar, ku mund të ankoheni  ndaj vendimit bashkë me afatin brenda të cilit mund të ankoheni.